Vrau gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e plotë e Pandeli Nakolecit: Do të doja ta ktheja kohën pas

Dëshmia e plotë e 40-vjeçarit Pandeli Nakoleci në Gjykatën e Volosit ka zbuluar rrëfimin e tij pas ngjarjes tragjike që përfshiu gruan e tij, Marjola Nakoleci. Ai ka pranuar pendimin për aktin e rëndë dhe ka theksuar se do të duhej të kishte zgjedhur rrugën e arsyes për të menaxhuar konfliktet martesore.
Sipas tij, jeta martesore e çiftit ishte e qetë dhe e përkushtuar, me katër fëmijë dhe marrëdhënie të ngrohtë emocionale. Megjithatë, gjithçka u trondit pas Pashkëve të vitit 2025, kur ai zbuloi se gruaja kishte një lidhje paralele dhe se kishte humbur një fëmijë që nuk ishte i tij.
Në dëshminë e tij, Nakoleci shprehu se ngjarjet e fundit e kanë çuar në një gjendje të vështirë mendore dhe se akti ndaj gruas nuk ishte i paramenduar si vrasje, por një pasojë e tronditjes dhe humbjes së kontrollit. Ai mohoi përdorimin e dhunës gjatë martesës dhe kërkoi falje për pasojat e aktit, duke shprehur pendesë të thellë për familjen dhe fëmijët.
Gjithashtu, 40-vjeçari kërkoi kryerjen e një ekzaminimi psikiatrik për të përcaktuar gjendjen e tij mendore, duke treguar se kishte kaluar një periudhë trajtimi psikiatrik të shkurtër dhe po merrte medikamente për çrregullime ankthi dhe konfuzion.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

