Zbulohet foto e Bledar Berberit, vrau Fridmanin dhe Bashaliun. Si u kap me Topuzin, tek lokali i dajës së Firdeusit
Zbulohet për herë të parë foto e Bledar Berberit, i cili së bashku me Mariglen Topuzin, u arrestua nga një skuadër operacionale në një kafene të Pogradecit.
Ky që shihni në këtë foto është Bledar Berberi, i cili teksa qëndronte në ambjentet e një lokali në pronësi të dajës së Firdeus Berberit, (i arrestuar në Greqi me Laert Haxhiun), është kapur nga forcat operacionale.
Ndërsa Topuzi është përpjekur të largohet por me kot, pasi dhe ai ishte ndaluar nga agjentët që ishin shfaqur në ambjentet e lokalit si klientë.
Pas ndalimit, të dy këta personazhe janë transportuar urgjent nga policia e Pogradecit në drejtim të Elbasanit, ku pritet që ditën e sotme të dalin para gjykatës së qytetit për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.
Sipas bashkëpuntorit të prokurorisë Marjus alias Artan Tafani, Bledar Berberi, ka marë pjesë në vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë dhe Albi Bashaliut në Peqin.
Bledar Berberi, është vëllai i Meardi Berberit i njohur në Pogradec me nofkën “Koro”.
Berberi mban lidhje të forta me Laert Haxhiun, Ilir Berberin alias “Lili i Rrushkës” aktualisht në burg dhe djalin e këtij të fundit Firdeus Berberi i arrestuar në Greqi pasi u shpall në kërkim për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë ndaj Johan Muçllarit dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”./Ora News
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128