Zbulohet një laborator për përgatitjen e heroinës, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Autoritetet italiane kanë zbuluar një laborator për përgatitjen e heroinës në San Severo, ndërsa në pranga është vënë një 40-vjeçar shqiptar, të cilit iu sekuestrua 18 kilogramë lëndë narkotike.
Kontrolli nisi kur një patrullë me rroba civile u parakalua nga një makinë që ecte me shpejtësi të madhe, me manovra të papritura, pa sinjalizuar kthesat dhe pa ndalur në kryqëzime.
Të dyshimtë për sjelljen e shoferit, policia nisi të ndjekë makinën deri në “Luisa Fantasia”, ku kanë identifikuar drejtuesin e mjetit.
Shoferi, tashmë i njohur për policinë, është shfaqur i shqetësuar dhe policia i ka gjetur çelësat e një makine tjetër, raporton ANSA.
Në mjetin tjetër policia gjeti të fshehur 16500 euro dhe 6 kg heroinë.
Më pas Guardia Di Finanza ka kontrolluar shtëpinë e të arrestuarit, një shtetas shqiptar 40 vjeç, duke gjetur një laborator të vërtetë për përgatitjen e lëndës narkotike, me mikser, 1 prese hidraulike 20 tonëshe dhe kallëpe për përgatitje së bashku me mbi 11 kg heroinë, kokainë dhe morfinë.
-
-
Lulzim Basha mesazh të rinjve: Bëhuni gati...
4 Shkurt, 09:23
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


