
"Zgjati shumë pak..."/ Nuredin Dumani tregon momentin e vrasjes së Fatmira Dedajt: Pashë Talo Çelën duke e...

Një tjetër dëshmi e Nuredin Dumanit është zbardhur nga seanca gjyqësore që po zhvillohet sot, në lidhje me dosjen hetimore “Plumbi i Artë”.
Dumani ka treguar momentet e vrasjes së Fatmira Dedajt, nëna e Elvis Dedajt, kreu i një grupi kriminal. E ndjera u ekzekutua më 14 shtator të vitit 2013, teksa po hynte në pallatin ku banonte, në vazhdimësi të hakmarrjes ndaj të birit, i cili ishte vrarë një vit më parë.
Dumani ka treguar se krimi, në të cilin ai ishte dëshmitar, është kryer nga Talo Çela. Sipas tij, Çela e ka dhunuar brutalisht të ndjerën, teksa ajo përpiqej të shpëtonte.
“Unë isha me Talo Çelën aty, në vendin e ngjarjes. Ndeza makinën u drejtova për tek garazhi, u futa vetëm me makinë, Talo ka hyrë në këmbë. Garazhi i Fatmira Dedës ishte në hyrje djathtas i pari ose i parafundit. Kur kam hyrë me makinë pashë Talon që po e godiste atë të ndjerën, ajo tentoi të hynte brenda garazhit të saj, por qepeni ngeli i hapur se zonjës i ra qepeni në sup. Talo e tërhoqi dhe e godiste. E ndjera ka ngelur me fytyrë nga shkallët dhe këmbët nga hyrja e garazhit. E gjitha ka zgjatur shumë pak.”– tha Dumani.

ide


Bllofi i Primareve me militantë!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128