“Zgjidhin Shqipërinë për qëndrim, bandat i kishin jashtë”, Dumani zbulon si vepronin 4 grupet e forta kriminale
Një operacion i gjerë antidrogë ka çuar në goditjen e disa grupeve kriminale që vepronin në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Lajmi u konfirmua nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili deklaroi se operacioni është rezultat i një hetimi të thelluar dhe bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet finlandeze. Arrestimet u kryen pas letër-porosive të mbërritura nga Finlanda, ndërsa hetimet kanë zbuluar aktivitetin e grupeve në trafikun e kokainës, heroinës dhe marihuanës.
Dumani: Janë katër grupe kriminale, aktiviteti shtrihet ndër vite, krijuesit e grupit preferonin të rrinin në Shqipëri dhe nga këtu organizonin aktivitetin kriminal. Të gjithë shtetas shqiptarë ata për të cilët janë lëshuar urdhër arrestet.
10 ishin në Shqipëri dhe një nuk është në Shqipëri sipas informacioneve tona.
Janë 54 të proceduar në Finlandë, aty nuk janë vetëm shqiptarë por dhe shtetas të tjerë.
Ajo që ne si SPAK na ka bërë përshtypje, është se është hera e parë që shohim që kanë në fokus edhe droga sintetike.
Deri tani janë të dhënë pas kokainës, heroinë, marijuanë, kanabis, dhe është hera e parë që i shohim të dedikuar edhe për droga sintetike.
Sasitë janë të mëdha, të konsiderueshme. Lloji, kemi kapur dhe ekstazi. Kishin bazat e tyre në Finlandë, dhe në mënyrë periodike dërgonin nga Shqipëria përfaqësues shqiptarë, dhe me mbërritjen atje fillonin aktivitetin e shitjes.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
