Zjarr masiv në kodrat e Vainit, Lushnje/ Digjen mbi 5 hektarë me ullinj, drurë frutorë e shkurre

Një zjarr përfshiu kodrat e Vainit me ullinj, drurë frutorë e shkurre në Karbunarë të Bashkisë Lushnjë mëngjesin e të mërkurës.
Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ishte e vështirë për shkak të mungesës së rrugëve dhe terrenit të thyer kodrinor.
Flakët që u ndihmuan edhe nga era dogjën mbi 5 hektarë me ullinj e dru frutorë.
Nisur nga zjarret e fundit që janë shfaqur në disa zona të qarkut Fier, përgjegjësi i sektorit të zjarrfikëses Xhezmi Metushi u bëri thirrje fermerëve që të tregojnë kujdes në këto ditë të nxehta dhe të mos ndezin zjarre në tokat e tyre, qoftë edhe për të djegur mbetjet.
Vitin e shkuar Fieri ishte një ndër qarqet më të prekura nga zjarret. Në një takim me zjarrfikës e pak ditë më parë ministri Balla kërkoi nga efektivet e këtij shërbimi reagim në kohë ndërsa nga punonjësve të policisë u bëri thirrje që të vënë para përgjegjësisë autorët.
-
Ish-drejtor i Kadastrës, Artan Lame paraqitet në SPAK
26 Qershor, 15:01
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

