Zjarr në një banesë në fshatin Vloçisht të Maliqit, dyshohet se nisi nga një shkëndijë elektrike
16 Maj 2026, 10:13 / AKTUALITET

Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Vloçisht të bashkisë Maliq.
Zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit, ku sipas të dhënave ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Në vendngjarje ndërhynë dy mjete zjarrfikëse të cilat arritën të izolonin flakët në mënyrë që ato të mos përhapeshin në banesat ngjitur. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
Sipas grupit hetimor, dyshohet se shkak është bërë rrjeti i amortizuar që ka sjellë shkëndijë elektrike. Policia po vijon veprimet e mëtejshme në vendngjarje.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128