Prapaskenat e takimit/ Trump i kërkoi Xi-t të lironte Jimmy Lai-n: Përgjigja e tij nuk ishte pozitive

16 Maj 2026, 09:04 / BOTA ALFA PRESS

Prapaskenat e takimit/ Trump i kërkoi Xi-t të lironte Jimmy Lai-n:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka diskutuar me presidentin kinez Xi Jinping mundësinë e lirimit të ish-manjatit të mediave të Hong Kongut Jimmy Lai dhe pastorit Ezra Jin Mingri. Në një intervistë për Fox News me gazetarin Bret Bajer, Trump tha se çështjen e Jimmy Lai e ka ngritur disa herë gjatë bisedimeve me Xi Jinping.

“Thashë: ‘Do ta vlerësoja nëse do ta lironit. Ai është i moshuar dhe ndoshta nuk është mirë me shëndet. Do të ishte një gjest i mirë’”, u shpreh Trump. Megjithatë, ai tha se përgjigjja e Pekinit për rastin e Lai nuk ishte pozitive dhe pranoi se nuk është optimist për lirimin e tij. “Nuk ndihesha optimist, duhet të jem i sinqertë”, tha ai, duke shtuar se e kishte ngritur çështjen të paktën dy herë.

Jimmy Lai, 78 vjeç, është dënuar më herët me 20 vjet burg për shkelje të ligjit të sigurisë kombëtare dhe nxitje për kryengritje në Hong Kong. Rasti i tij është ndjekur nga afër nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe liderët perëndimorë, të cilët e konsiderojnë si një nga figurat më të rëndësishme të lëvizjes pro-demokraci në Hong Kong. Ndërkohë, për pastorin Ezra Jin Mingri, Trump u shfaq më optimist për mundësinë e lirimit të tij, pa dhënë shumë detaje shtesë.

Po ndodh...