Ndërtimet pa leje/ Arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, oficeri i krimeve dhe një specialist
15 Maj 2026, 22:13 / AKTUALITET
Një aksion i zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste të ndërtimeve pa leje, ka çuar në arrestimin e shefit të Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari.
Po ashtu, në pranga për shpërdorim detyre kanë rënë edhe një oficer krimesh dhe një specialist i zonës në Sarandë.
Sipas burimeve, në fokus të hetimeve janë efektivë që dyshohet se janë përfshirë ose kanë favorizuar raste të ndërtimeve të paligjshme në këto zona bregdetare.
Po ashtu, priten arrestime dhe masa të tjera procedurale ndaj punonjësve të Komisariatit të Policisë Sarandë, të cilët dyshohet se kanë pasur rol në lejimin apo mosgoditjen e këtyre ndërtimeve.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128