A mund të fitohet sot në PS, pa bekimin e kryeministrit?/ Erion Braçe: Rama është kryetar, jo mbret!
Në një intervistë në emision “Kjo Javë” në News24, deputeti Erion Braçe u shpreh se kërkon një energjizim të Partisë Socialiste.
Ai u shpreh se kryeministrin Rama e respekton si kryetar, por thekson se është shumë e rëndësishme që gara brenda partisë të jetë e drejtë dhe ndershme.
Pyetje: Nëse Rama ju thotë jo?
Erion Braçe: Me njoftim jo, nuk ka gjasë që unë të pranoj një njoftim.
Pyetje: A mundet të fitohet sot në PS, pa bekimin e Ramës?
Erion Braçe: Unë mendoj dhe respektoj Ramën si kryetar i PS. I partisë ku anëtarë, simpatizantë që duan ta përdorin këtë instrument politik vendosin me votë për njerëzit që duan t’i përfaqësojnë dhe rrugën që PS duhet të ndjekë. Ka nëpër studio televizive që e perceptojnë Ramën si mbret, si njeriu që është i vetmi që vendos në PS. Unë nuk e mendoj për të tillë, por siç e kam njohur e mbështetur. Është në të drejtën e gjithkujt ta mendojë tjetrin siçe e sheh,. Unë e kuptoj siç thashë dhe dua të shumë të jetë kështu sepse nuk dua që mbështetja ime të shkojë dëm. Dhe vazhdon kështu. Me thënë të drejtën mua nuk më ka pëlqyer njoftimi i shtatorit, por sapo kishte nisur dhe një operacion ku unë kam bërë fushatë, rikthimi i hapësirave publike dhe isha i fokusuar të ishte i drejtë. Por në një hapësirë politike siç është Asambleja Kombëtare e PS, këto njoftime kanë filluar të bëhen të shpeshta. Ai njoftim atje, mua nuk më pëlqeu. Qeveria është atribut i tij, pra qeveria është ekzaktësisht punë e tij përzgjedhja e njerëzve në qeveri, por jo për njerëz që duhet të paraqiten në zgjedhje. Njerëzit që paraqiten në zgjedhje duhet të kalojnë përmes një procesi, pra duhet të ndodhë kështu.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128