“Nuk doja të ikja nga Fieri”/ Braçe shpërthen për largimin nga qarku

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër lidhur me largimin e tij nga qarku i Fierit, ku ai u zëvendësua nga Belinda Balluku si drejtuese politike e socialistëve në këtë qark.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Braçe deklaroi se mënyra se si u largua nga Fieri nuk kishte lidhje me demokracinë brenda Partisë Socialiste.
“Mënyra si u bë largimi im nga qarku Fier nuk kishte lidhje me demokracinë në PS. Pyesni vendimmarrësit pse ndodhi”, u shpreh ai.
Braçe tha se nuk kishte dashur të largohej nga zona ku kishte ushtruar aktivitetin politik prej vitesh, duke përmendur veçanërisht Divjakën dhe Lushnjën.
“Unë nuk doja të ikja nga qarku Fier, nga Divjaka jo e jo, as nga Lushnja që kam mbuluar”, deklaroi deputeti socialist.
Ai shtoi se prania e tij nuk do të kishte sjellë humbje elektorale për Partinë Socialiste në atë territor.
“Nuk mendoj se do të kishim humbje elektorale me prezencën time atje. Do të kishim thuajse të njëjtat rezultate”, tha Braçe.
Duke komentuar rolin e Belinda Ballukut si drejtuese politike për Fierin, Braçe u shpreh kritik ndaj angazhimit të saj në çështjet e bujqësisë dhe problemet e fermerëve.
“Prezencën e saj nuk e di. Do doja që prezenca e saj të ndihmonte në ato çështje që kanë lidhje me bujqësinë. Deri tani nuk e shoh. Më vjen keq, por nuk e shoh”, u shpreh ai.
Kritika ai pati edhe për Petrit Malajn, duke thënë se nuk e sheh të angazhuar me problematikat e zonës.
Braçe ngriti shqetësimin edhe për situatën e sigurisë ushqimore në vend, duke mbrojtur fermerët shqiptarë nga akuzat për cilësinë e produkteve.
“Po ndodh një fenomen me sigurinë ushqimore. Mirë bëhet që insistohet, por problemet nuk i kemi nga bujqit, por nga mënyra e trajtimit të ushqimit në gatim”, deklaroi ai.
Sipas Braçes, fermerët shqiptarë prodhojnë “mirë, drejtë dhe ndershëm”, ndërsa paralajmëroi se njollosja e të gjithë sektorit për shkak të disa rasteve është një gabim i madh.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128