Trump paralajmëron Tajvanin: Mos flisni për pavarësi, nuk dua luftë! Dua që gjërat të qetësohen

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi Tajvanin të mos ndërmarrë hapa drejt shpalljes zyrtare të pavarësisë nga Kina, pas përfundimit të samitit dyditor me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin.
“Nuk dua që dikush të shpallet i pavarur”, deklaroi Trump, duke lënë të kuptohet se Uashingtoni po mban një qëndrim më të kujdesshëm ndaj çështjes së Tajvanit.
Më herët, Trump kishte thënë se SHBA-ja “nuk është angazhuar në asnjë drejtim” lidhur me ishullin vetëqeverisës, të cilin Kina e konsideron pjesë të territorit të saj.
Sipas raportimeve, pas bisedimeve me Xi Jinping dhe diskutimeve për marrëveshje të shumta tregtare, qëndrimi amerikan ndaj Tajvanit duket se po zbutet.
Trump deklaroi se politika amerikane nuk ka ndryshuar, por theksoi se nuk dëshiron konflikt me Kinën.
“Nuk dua luftë. Dua që gjërat të qetësohen dhe Kina të qetësohet”, tha ai në një intervistë për Fox News.
Gjatë kthimit në Uashington, Trump u tha gazetarëve se kishte diskutuar gjerësisht çështjen e Tajvanit me Xi Jinping, por shmangu përgjigjen nëse SHBA-ja do ta mbronte ushtarakisht ishullin në rast konflikti.
Sipas mediave shtetërore kineze, Xi paralajmëroi gjatë takimit se çështja e Tajvanit mbetet tema më e rëndësishme në marrëdhëniet SHBA-Kinë dhe se një menaxhim i gabuar mund të çojë edhe në përplasje mes dy vendeve.
Trump u shpreh se nuk beson në një luftë me Kinën për Tajvanin.
“Nuk mendoj se do të ketë luftë. Xi nuk dëshiron luftë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Kina ka shtuar vitet e fundit stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit, duke rritur tensionet në rajon.
Administrata Trump kishte njoftuar më herët edhe një paketë armësh prej 11 miliardë dollarësh për Tajvanin, përfshirë sisteme të avancuara raketore, vendim që kishte shkaktuar reagim të fortë nga Pekini.
Trump tha se ende nuk ka vendosur nëse shitja e armëve do të vazhdojë dhe shtoi se fillimisht do të konsultohet me presidentin e Tajvanit, Lai Ching-te.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128