Zjarri në Delvinë/ Pacientët e spitalit dërgohen te Pallati i Kulturës, banorët braktisin banesat

12 Gusht 2025, 22:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarri në Delvinë/ Pacientët e spitalit dërgohen te Pallati

Zjarri në Delvinë ka marrë përmasa dramatike, ku flakët u janë afruar disa lagjeve të qytetit, vendburimit të naftës dhe gazit të menaxhuar nga “Delvina Gas”, si dhe spitalit të qytetit.

Siç shihet edhe në foton e mëspërme, pacientët e spitalit janë transferuar përkohësisht në ambientet e Pallatit të Kulturës, i cili ndodhet më larg zjarrit. Po ashtu, aty janë transferuar edhe disa prej aparaturave mjekësore të spitalit të Delvinës, përfshirë dhe bombolat e oksigjenit. Këto të fundit u urdhërua që të largoheshin nga spitali, që të mos shkaktojnë shpërthime dhe tragjedi.

Ndërkohë, shumë banorë kanë braktisur banesat e tyre dhe janë larguar për të shpëtuar veten, ndërsa mësohet se në zonat më të rrezikuara, banorët që refuzojnë është urdhëruar që të largohen forcërisht nga Policia.

 

 

Po ndodh...

ide