Zjarri te Komuna e Parisit lë pas disa të lënduar/ Nëna dhe dy fëmijët pësojnë djegie, e moshuara bie nga shkallët
25 Janar 2025, 20:38 / AKTUALITET

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zjarrin në pallatin 8-katësh në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Bëhet e ditur se zjarri që përfshiu garazhin nëntokë të Kompleksit Kika ka shkaktuar katër të lënduar.
Një nënë dhe dy djemtë e saj kanë pësuar djegie dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu edhe një e moshuar ka pësuar lëndime pasi u rrëzua në shkallë gjatë evakuimit dhe po merr trajtim mjekësor.
Zjarri, që dogji tre automjete në garazhin e kompleksit, u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të dy mjeteve zjarrfikëse dhe dhjetë efektivëve zjarrfikës. Pavarësisht kontrollit të situatës, ka ende prezencë tymi në zonë. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
