
Njëri gozhdës, tjetra patkoit, debati në distancë Tabaku-Çollaku që dëshmon degradimin e "stanit" Berisha!

Jorida Tabaku, për të cilën nuk mendohej se do të arrinte në këto nivele deklaratash, pasi hodhi vallen e Berishës, duket se po e çon edhe më tej servilosjen e saj për një vend në listën e deputetëve. Në një intervistë, ajo është shprehur se Berisha e ka bashkuar PD në 99% të saj.
"Zoti Berisha edhe në mes të kësaj vështirësie ka bashkuar 99% të Partisë Demokratike." - u shpreh Tabaku.
Ndërkohë deputeti Kreshnik Çollaku shprehu pikërisht të kundërtën, kur mori shembull qarkun e Dibrës, ku prej katër degëve të PD vetëm një është e bashkuar, ndërsa tre të tjerat janë të ndara.
"Poshtë atje në bazë vijon të jetë ende e ndarë apo e demotivuae njëra pjesë. Në qarkun Dibër nga katër degë të PD, vetëm njëra është e bashkuar totalisht." - u shpreh Çollaku.
Këto deklarata kontradiktore përveçse nxjerrin në pah kaosin në mesin e deputetëve të Berishës, por njëkohësisht ato tregojnë edhe nivelin e personalitetit ku i çoi Berisha, i cili pritet t'u fusë në garën e primareve, prej së cilës PD e tij pritet të dalë edhe më e bashkuar.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128