Zvicër/ Punësuan ilegalisht femra shqiptare në një klub nate, disa të arrestuar

Mediat zvicerane shkruajnë se në kantonin e Zyrihut raportohet se një grua 48 vjeçe punësoi ilegalisht disa femra shqiptare në një klub nate për argëtim. Klubi gjendet në Nürensdorf, ku dje policia e Kantonit të Zyrihut arrestoi nëntë persona.
Pas disa hetimeve të mëparshme, në të cilat u konstatuan shkelje të ndryshme të Ligjit për të huajt, ata mbrëmë organizuan një kontroll tjetër.
Si rezultat aty u gjetën shtatë femra, të cilat punonin ilegalisht për t’i argëtuar të pranishmit në këtë klub. Një muzikant që performonte në klub ndodhej ilegalisht në Zvicër.
Policia në raportin e tyre shkruan se personat nuk kishin as leje qëndrimi dhe as leje pune. Të arrestuarit janë dërguar në zyrën e prokurorit publik në Winterthur/Unterland dhe më pas në Zyrën e migracionit për shqyrtimin e masave sipas Ligjit për të huajt.
Ndërkohë, gruaja zvicerane 48-vjeçare nga Bülach, ndërsa duhet t’i përgjigjet prokurorit publik përgjegjës për promovimin e qëndrimit të paligjshëm.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


