Lejuan autorin e “masakrës së Velipojës” të arratisej nga arresti shtëpiak, AMP pranga 4 efektivëve të policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë katër punonjës policie në Shkodër, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka nisur pas informacioneve se shtetasi Hasan Verracaku, i cili ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, nuk është konstatuar në banesën ku duhej të mbahej nën mbikëqyrje dhe ruajtje.
Pas verifikimeve dhe veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e AMP-së, u bë arrestimi në flagrancë i katër punonjësve të policisë: inspektorët Dorjan Hasandoçaj, Gentian Xhanari dhe Dioniz Hotaj, si dhe punonjësi Ridvan Zefi, të gjithë me detyrë pranë Trupës Operacionale të Njësisë së Sigurisë Kombëtare në Shkodër.
Njoftimi i AMP:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria Rajonale Shkodër – Lezhë) ka arresruar në flagrancë katër punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Menjëherë pas marrjes së informacionit se shtetasi Hasan Verracaku, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, nuk është konstatuar në banesën ku duhej të mbahej nën mbikëqyrje dhe në ruajtje, specialistët e AMP-së kryen veprimet hetimore dhe procedurale përkatëse, në përfundim të të cilave u bë arrestimi në flagrancë, i punonjësve të policisë:
* Inspektor Dorjan Hasandoçaj;
* Inspektor Gentian Xhanari;
* Inspektor Dioniz Hotaj;
* Punonjësit Ridvan Zefi,
me detyrë pranë Trupës Operacionale të Njësisë së Sigurisë Kombëtare Shkodër
Ndërkohë shtetasi Hasan Verracaku dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323 i Kodit Penal, duke thyer kushtet e masës së sigurisë të caktuar me vendim gjykate.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet plotësisht e angazhuar në mbrojtjen e ligjit, integritetit institucional dhe besimit të qytetarëve tek institucionet e sigurisë.
Ferracaku ndodhej në “arrest shtëpie” pasi i kishin përfunduar afatet e paraburgimit. Me vendim gjykate ai mbahej nën mbikëqyrje të vazhdueshme policore dhe prej rreth tre vitesh ruhej nga efektivët. Ai është një nga autorët e masakrës së Velipojës ku katër persona humbën jetën në qershor të vitit 2021.
Po ndodh...
ide
Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128