Juliana Nura rrëfen shtatzëninë me IVF / Nëna e saj: Po bëhem gjyshe për herë të 12-të
Juliana Nura ka ndarë për publikun një nga rrëfimet më personale të jetës së saj në episodin e parë të dokumentarit “Eagle Queen”, ku për herë të parë tregon hapur rrugëtimin drejt mëmësisë përmes fertilizimit in vitro (IVF) dhe pritjen e binjakëve.
Në dokumentar, ajo shfaqet në momente tejet intime dhe emocionale, duke nisur nga çasti kur mëson për shtatzëninë, momenti i testit pozitiv, e deri te vizita e parë mjekësore ku dëgjon për herë të parë rrahjet e zemrës së binjakëve. Këto skena, të kapura në mënyrë të drejtpërdrejtë, e tregojnë Julianën mes gëzimit, emocionit dhe lotëve, ndërsa përjeton një periudhë që ajo vetë e ka quajtur ëndrra e saj e fëmijërisë.
Një tjetër moment i rëndësishëm i episodit është edhe komunikimi i lajmit me familjen e saj. Nëna e Julianës, e prekur nga lajmi i shtatzënisë së vajzës, ka reaguar me emocion të madh para kamerave, duke shprehur gëzimin e saj si nënë dhe si gjyshe. Ajo tha se lumturia e vajzës së saj është edhe lumturia e saj dhe se ky është një bekim i madh për familjen.
Në një deklaratë që ka tërhequr vëmendje, ajo u shpreh: “Jam shumë e lumtur si nënë dhe si gjyshe" ."Kur Xhuli është e lumtur, edhe unë jam e lumtur. Unë jam vetë nënë dhe tashmë po bëhem gjyshe e 12 nipave dhe mbesave, dhe ky është një bekim i madh”.
Dokumentari “Eagle Queen” synon të sjellë jo vetëm jetën publike të Juliana Nura, por edhe anën e saj më personale, duke ndarë me publikun emocionet, sfidat dhe momentet më të ndjeshme gjatë kësaj periudhe të veçantë të jetës së saj.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128