33 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej”
2 July 2026, 19:25 / POLITIKË
Këtë të enjte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 33 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në orën 19:00
Ata shihen me pankarta dhe flamuj në duar. Protestuesit pritet të qëndrojnë për disa minuta në shesh para se të vijojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë protestës ata do të shprehin kërkesat e tyre dhe më pas pritet të vijojnë me marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Pak ditë më parë, organizatorët bënë publike kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave përfshihen dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.
Po ndodh...
ide
Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?
Nga Veton Surroi
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
Nga Roland Bejko
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128