“Asnjë pushtet nuk e zgjat jetën me dhunë, shikoni historinë”/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

2 July 2026, 18:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Deputetja Marjana Koçeku, e njohur si Neomalsorja, e cila braktisi grupin parlamentar socialist disa ditë më parë, ka reaguar lidhur me dhunën policore të ushtruar ndaj protestuesve ditën e sotme para Parlamentit.

Koçeku shkruan se e ka ndjekur me shqetësim këtë situatë dhe akuzon qeverinë se e vetmja gjë që mund të ofrojë është dhuna sepse nuk ka argumente bindëse. Deputetja deklaron se nëse shohim historinë asnjë pushtet nuk e ka zgjatur qëndrimin e tij në momentin që dhunon qytetarët.

“Kam ndjekë me shqetësim sot dhunën policore të ushtrueme mbi protestuesit. Më vjen keq që i vetmi komunikim dhe mesazh politik që ky pushtet mundet me u ofru protestuesve asht dhuna.
Kur argumentet i mbarojnë nji shteti, mbesin vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmja e policit. Por asnji pushtet nuk e ka zgjatë jetën e vet tu i goditë qytetarët që kërkojnë me u dëgjue. Merrni datat ma kyçe të historisë dhe do shihni se këtë e kena dëshmue çdo herë.

 
Nji shtet që zgjedh me iu përgjigjë pakënaqësisë qytetare me dhunë, nuk po demonstron forcë; po demonstron pafuqinë e vet për me bindë”, shkruan ajo.

 

Po ndodh...

ide