Masakër në qendër të Podujevës! Një person qëllon me breshëri plumbash qytetarët, ka disa të plagosur

2 July 2026, 14:31 / KOSOVA ALFA PRESS

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të enjte në Podujeve ku një shtetas ka qëlluar disa persona.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur disa persona, ndërkohë që autori i kësaj masakre është vendosur menjëherë në pranga nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Podujevës ku autori, idenitetiti të cilit ende nuk dihet ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të disa personave.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën disa autoambulanca të cilat bënë të mundur dërgimin e të plagosurve drejt spitalit, ndërkohë që autori u neutralizua nga një efektiv policisë i cili në momentin kur ndodhi ngjarja ishte i veshur me rroba civile.

Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim dhe theksojmë se informacionet e afishuara më lart janë mbledhur në rrugë jo zyrtare!

Po ndodh...

ide