Parlamenti i rrethuar! Protestuesit bllokojnë daljet, deputetët e ministrat izolohen në godinën e seancave plenare
2 July 2026, 12:46 / POLITIKË
Situata para Parlamentit ka arritur në pikën e vlimit. Teksa seanca plenare përfundoi, ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetët e Partisë Socialiste kanë mbetur brenda godinës së Kuvendit.
Kjo pasi një masë e madhe protestuesish kanë ndërmarrë një lëvizje strategjike, duke u ulur në tokë dhe duke bllokuar plotësisht daljen kryesore të Parlamentit.
Qytetarët kanë krijuar një kordon njerëzor, duke e bërë të pamundur largimin e automjeteve zyrtare.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të hapur rrugën dhe kanë tentuar t’i largojnë protestuesit nga asfalti. Megjithatë, ata kanë hasur në një rezistencë të fortë të qytetarëve, të cilët refuzojnë të lëvizin dhe vazhdojnë të qëndrojnë të ulur në rrugë duke bërtitur në kor kundër qeverisë.
Po ndodh...
ide
Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?
Nga Veton Surroi
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
Nga Roland Bejko
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128