Përplasjet para Kuvendit, Rama shfrenon gojën: Thonjtë e politikës së dështimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik

Teksa ditën e sotme disa protestues u mblodhën fillimisht para Kuvendit e tashmë një pjesë kanë shkuar në drejtim të Komisariatit numër 4 dhe një pjesë drejt Ministrisë së Mbrojtjes, ka ardhur një reagim nga Kryeministri Edi Rama.
I cili në llogarinë e tij në rrjetin social “X” ka shkruar: “Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”
Kujtojmë se pak më parë u raportua për efektivë policie dhe qytetarë të plagosur.
Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik????????????
— Edi Rama (@ediramaal) July 2, 2026
Po ndodh...
ide
Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128