Protestuesit zënë të pa përgatitur efektivët e Policisë, gjejnë shteg të ri për t’u futur në Parlament

2 July 2026, 11:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Tensione të reja janë regjistruar në protestën e kësaj të enjteje, ku një grup protestuesish tentuan të depërtonnin drejt ambienteve të Kuvendit, duke zgjedhur një itinerar tjetër nga ai ku ishin përqendruar forcat e Policisë së Shtetit.

Lëvizja e protestuesve duket se i zuri në befasi efektivët, të cilët nuk kishin parashikuar tentativën për të avancuar nga ana e "Resë", në krah të godinës së Kuvendit. Sapo konstatuan lëvizjen e turmës, forcat e rendit ndërhynë menjëherë, duke vendosur gardhe metalike për të bllokuar kalimin dhe për të penguar hyrjen në perimetrin e sigurisë.

Situata u tensionua brenda pak minutash, ndërsa në drejtim të efektivëve u hodhën vezë dhe sende të forta. Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë këtyre incidenteve janë shoqëruar edhe disa persona, ndëkrohë që për më tepër informacione priten më tepër detaje në vijim.

 

Po ndodh...

ide