Berisha synon të shkrihet me protestën të enjte te parlamenti, Dritan Goxhaj: Kemi 4 muaj të qartë, "Rama dhe Berisha në burg"

5 October 2026, 19:44 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha synon të shkrihet me protestën të enjte te parlamenti,

Aktivisti Dritan Goxhaj, ka komentuar arrestimet që janë kryer gjatë protestës qytetare që po zhvillohet pranë Parlamentit, duke u shprehur se veprimet e policisë janë të jashtëligjshme.

Në një prononcim për News24, ai deklaroi se protesta ishte e paralajmëruar dhe arrestim i i të qytetarëve është kryer jashtë perimetrit të sigurisë.


I pyetur për protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike dhe forca të tjera opozitare për të enjten paradite, Goxhaj tha se qëndrimi i grupit të protestuesve mbetet i pandryshuar.

Ai theksoi qe ata kanë qenë të qartë që prej fillimit të protestave, dhe solli në vëmendje sloganin e tyre “Rama në burg, Berisha në burg”. 

“Nuk kemi asgjë të përbashkët, as me Berishën dhe as me Ramën”, theksoi ai.

Dritan Goxhaj: Ne po protestojmë, policia arrestoi jashtë perimetrit. Jemi në një protestë të paralajmëruar, nuk është asgjë e jashtëligjshme, veprimet e policisë janë të jashtëligjshme. Arrestuan dy protestuese se po protestonin. Debati është i përhershëm. Ne debatojmë për vijën e perimetrit, veprimet e jashtëligjshme të policisë. Do të jemi, si përherë, deri në fund të seancës.

Pyetje: Protesta e paralajmëruar nga PD të enjten paradite dhe forcave të tjera opozitare, cili do të jetë qëndrimi juaj?

 
Dritan Goxhaj: Qëndrimi ynë ka qenë i qartë, Rama në burg, Berisha në burg. Nuk kemi asgjë të përbashkët, as me Berishën dhe as me Ramën.

Pyetje: Mos krijohet një lloj tensioni mes protestuesve dhe përkrahësve të opozitës?

Dritan Goxhaj: Të krijohet çfarëdo lloj tensioni. Ne kemi katër muaj që protestojmë dhe themi Rama në burg, Berisha në burg. Këtë kemi bërë këto muaj.

Po ndodh...