Balla prezanton marrëveshjen ushtarake 302 milionë dollarëshe me SHBA në Kuvend, tallet me protestuesit: Sorrat dhe korbat le të bërtasin

Mes tensionesh ka nisur seanca e sotme në Kuvend, ku gjatë kohës që kreu i Grupit Parlamentar të Parisë Socialiste, Taulant Balla, po prezantonte se çfarë përmban marrëveshja e huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA, për financim të jashtëm ushtarak.
Balla bëri me dije se ky financim bëri me dije se ky financim arrin vlerën prej 320 milionë dollarësh, dhe se do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura.
“Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë, me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare të vendit që konfirmon fuqishëm marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me SHBA-të. Është dëshmi konkrete e besimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Shqipëria ka një angazhim të shtuar në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Shqipëria mbështet objektivin e ri për të arritur objektivin 5% të NATO-s. dhe këtë do ta arrijmë me Partinë Socialiste në qeverisje deri në vitin 2035”, u shpreh Balla ndër të tjera.
Duke shtuar më tej: “Ky financim do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura, pajijsje dhe shërbime të mbrojtjes sipas standardeve më të larta të NATO-s. Financimi do të disbursohet gradualisht sipas nevojave konkrete të Ministrisë së Mbrojtjes. Shqipëria do të ketë 48 muaj për aktivizimin e fondeve, afat deri në 12 muaj. Çdo përdorim i fondeve do të miratohet nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes duke garantuar transparencë të plotë. Zhurmueesit nuk kanë për të kuptuar kurrë rëndësinë e një marrëveshje të tillë që dëshmon se Shqipëria është aleate dhe partenere e SHBA dhe NATO.”
Ndërsa mes kaosit të krijuar nga kundërshtitë e opozitës në përfundim të fjalës së tij deputeti u shpreh: “Sorrat dhe korbat le të vazhdojnë të bërtasin shqiponja bashkë me flamingot do të vazhdojnë të punjnë për Shqipërinë”
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128