Banorët e Patos-Marinzës, protestë para zyrave të Bankers Petroleum: Na paguani qiratë e tokave tona

22 July 2026, 11:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhjetëra banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos – Marinzë kanë protestuar paraditen e sotme përballë zyrave të kompanisë Bankers Petroleum për mospagesën e qirasë së tokës.

Ata pohojnë të indinjuar se rreth 800 banorë të fshatrave Marinëz, Belinë, Sheqishte, Zharrëz, Kallm, Frashër, Kuman, që prej fillimvitit 2026 nuk janë paguar për qiranë vjetore të tokës, e cila është në shfrytëzim nga kompania për rrugë, parkingje, sheshe e puse nafte, të cilat shfrytëzohen nga kompania që nga viti 2010.

Banorët kërkojnë njëzëri respektimin e kontratës sipas ligjit dhe kundërshtojnë ndryshimin e kontratës nga një vjetore në dyvjetore dhe përgjysmimin e çmimit të qirasë nga 400 lekë për metër katror në 200.

Banorët pohojnë gjithashtu se, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, do të kërkojnë rikthimin e tokave në gjendjen e mëparshme dhe përshkallëzimin e protestës.

Për banorët e zonës naftëmbajtëse, qiraja vjetore e tokave mbetet një ndër burimet kryesore të të ardhurave të tyre.

Po ndodh...

ide