Kontroll në orët e para të mëngjesit në burgun e Drenovës, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut

22 July 2026, 11:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kontrolle të papritura janë ushtruar mëngjesin e sotëm në ambientet e burgut të Drenovës, të cilat kanë çuar në gjetjen e  një tjetër celulari në qelinë ku po vuan dënimin Laert Haxhiu dhe dyshohet se i përket atij.

Pas përfudimit të operacionit, i cili nisi në orën 6 të mëngjesit, celulari është sekuestruar dhe u është dërguar ekspertëve të SPAK për ekspertizë.

Kjo nuk është hera e parë që “koka” e të ashtuquajturës “Banda e Lushnjes” kapet me telefon brenda ambienteve të burgut, janë disa episode të regjistruara ku Haxhiu ka pasur dhe përdorur celular nga brenda qelisë.

Kujtojmë se Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Korçë, pasi janë dënuar të tre për akuzën e vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë.

Po ndodh...

ide