Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, lëndohen mijëra persona

17 Gusht 2025, 11:19 / BOTA ALFA PRESS
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, lëndohen mijëra

Mijëra njerëz u lënduan në një tërmet me magnitudë 6.0 që goditi Sulawesin qendror, Indonezi, herët këtë mëngjes.

Tërmeti, në një thellësi prej 10 km, goditi rajonin Poso dhe u ndje në zonat përreth.

Nuk ka raportime për vdekje deri më tani.

Ndryshe, Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën ‘Unaza e Zjarrit e Paqësorit’, një zonë shumë aktive sizmike, ku pllaka të ndryshme në koren e Tokës takohen dhe gjenerojnë një numër të madh tërmetesh.

Agjencia e meteorologjisë, klimatologjisë dhe gjeofizikës e Indonezisë deklaroi se nuk ka paralajmërim për cunami.

Po ndodh...

ide