Sulm me thikë në një shkollë në Finlandë, tre të plagosur, arrestohet autori

20 Maj 2025, 13:32 / BOTA ALFA PRESS

Sulm me thikë në një shkollë në Finlandë, tre

Tre nxënës u plagosën sot në një sulm me thikë në një shkollë në Pirkkala, Finlanda jugperëndimore , dhe i dyshuari, një nxënës në institucionin arsimor, u arrestua, njoftoi sot policia.

“Tre të plagosurit nuk kanë lëndime që rrezikojnë jetën“,tha për AFP zëdhënësja e policisë Nina Yuurako, duke shtuar se policia po hetonte raportet e medias se studenti dyshohet se kishte synuar vajzat në sulm.

Policia po heton raportimet e medias se studenti dyshohet se ka synuar vajza gjatë sulmit, sipas zëdhënëses së policisë.

“Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë arritur në vendngjarje”, tha policia në faqen e saj të internetit.

I dyshuari thuhet se i dërgoi një “manifest” medias finlandeze këtë mëngjes. Në të, ai dyshohet se deklaroi se planifikonte të godiste me thikë vajzat dhe më pas t’i dorëzohej policisë.

Ai gjithashtu dyshohet se shkroi se e kishte planifikuar sulmin për gjashtë muaj, sipas mediave lokale.

 

Po ndodh...

ide