Sulm në një shkollë të mesme në Korenë e Jugut, 5 të plagosur

Një 18-vjeçar sulmoi me thikë pesë persona brenda një shkolle të mesme në qytetin Changju mëngjesin e sotëm, duke plagosur rëndë tre prej tyre dhe dy të tjerë më lehtë, njoftoi policia lokale.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:36 të mëngjesit, në një klasë të shkollës, rreth 110 kilometra në jug të kryeqytetit Seul. Mes të plagosurve rëndë është edhe drejtori i shkollës, i cili ka pësuar lëndime në pjesën e poshtme të barkut. Një grua gjithashtu është në mesin e të dëmtuarve, ndaj së cilës i riu dyshohet se tentoi ta vriste.
Autori, edhe vetë i plagosur lehtë gjatë ngjarjes, tentoi të arratisej duke vrapuar në një park pranë zonës dhe më pas u hodh në një liqen. Ai u arrestua vetëm 12 minuta pas njoftimit të parë në polici dhe u dërgua menjëherë në spital nën mbikëqyrje.
“Në këtë fazë, jemi duke hetuar motivin dhe rrethanat e sakta të sulmit,” deklaroi një zyrtar policie për agjencinë AFP.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në vend, i cili në përgjithësi njihet për nivelin e ulët të kriminalitetit. Sipas të dhënave zyrtare, Koreja e Jugut ka pasur një shkallë vrasjesh prej vetëm 1.3 për 100,000 banorë në vitin 2021 – shumë më poshtë se mesatarja globale prej 6 për 100,000.
Ky rast ndodh vetëm disa muaj pas një tjetër incidenti të rëndë, kur një mësues vrau me thikë një vajzë 8-vjeçare në një shkollë fillore, duke ngritur shqetësime për sigurinë në institucionet arsimore.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


