35 ton kokainë me vlerë rreth 30 mld euro, kjo është sasia më e madhe e të gjitha kohërave e kapur në Gjermani

14 Qershor 2024, 16:55 / BOTA ALFA PRESS

35 ton kokainë me vlerë rreth 30 mld euro, kjo është sasia
Hetuesit gjermanë kryen bastisje në shtatë shtete federale – dhe kapën kokainë me vlerë miliarda euro, raporton Bild.de.

Hetuesit thanë se ishte “konfiskimi më i madh i kokainës” në Gjermani. Dhjetra ton drogë u sekuestruan dhe shtatë persona u arrestuan.

Sipas informacioneve të BILD, janë përfshirë 35 ton kokainë me vlerë rreth 30 miliardë euro. Sasia e madhe e drogës mësohet se është kapur në portin e Hamburgut. Një pjesë e kokainës ishte fshehur në arkat e frutave mes ananasit.

Bastisjet u zhvilluan në North Rhine-Westphalia, Bavari, Berlin, Brandenburg, Hamburg, Hesse dhe Saksoninë e Ulët.

 

Po ndodh...