70 akuza për përdhunim dhe sulm seksual, dënohet me 21 vite burg mjeku norvegjez

6 Qershor 2025, 22:54 / BOTA ALFA PRESS

70 akuza për përdhunim dhe sulm seksual, dënohet me 21 vite burg

Gjykata norvegjeze ka dënuar një mjek me 21 vjet burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra grave, në një rast që ka tronditur vendin skandinav.

Ish-mjeku i përgjithshëm Arne Bye është dënuar për 70 akuza për përdhunim dhe sulm seksual. Ai u dënua gjithashtu për 82 akuza për abuzim me pozicionin e tij si mjek.

Pothuajse të gjitha veprat penale ndodhën gjatë ekzaminimeve mjekësore që Bye u kryente pacientëve të tij ndërsa punonte si mjek në qytetin e vogël të Frostës – një komunitet i vogël me më pak se 3,000 banorë, pranë Trondheimit në bregdetin perëndimor të Norvegjisë.

Bye u ndalua gjithashtu të ushtronte punën si mjek dhe u urdhërua të paguante kompensim. Gjykata kishte diskutuar mbi një aktakuzë të gjatë, e cila përfshinte akuza që shtriheshin në gati dy dekada në lidhje me 94 gra.

 

Po ndodh...