“A mendoni se ai është terrorist?”/ Moment i sikletshëm në Shtëpinë e Bardhë, pyetja e Elon Musk që hutoi CEO-n e Pfizer

Elon Musk ishte mes të ftuarve në pritjen zyrtare që Donald Trump organizoi në nder të princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Sipas Daily Mail, miliarderi tërhoqi vëmendjen, por jo për arsyet e duhura. Në një video të publikuar së fundmi, Musk shihet në tryezën ku është ulur pranë CEO-s të Pfizer, Albert Bourla, duke zhvilluar një bisedë të çuditshme me të.
Sipas një eksperti të leximit të buzëve, Musk e pyet Bourla-n nëse beson se Mohammed bin Salman është terrorist, ndërsa pi një gllënjkë nga gota me shampanjë.
“Mendimi yt? A është terrorist?”, dëgjohet të thotë Musk sipas Daily Mail, ndërsa Bourla reagoi me një shprehje të dukshme sikleti në fytyrë.
Kjo vizitë shënon rikthimin e Musk në Shtëpinë e Bardhë, pas konfliktit të fortë që ai pati muaj më parë me Donald Trump pas largimit të tij nga administrata.
Edhe Bourla është përballur me protesta gjatë vizitës së tij tek Trump, menjëherë pas betimit dhe rikthimit të presidentit në detyrë.
Mes të ftuarve ishin Cristiano Ronaldo, Donald Trump Jr., sekretari i Shtetit Marco Rubio, kryetari i Dhomës Mike Johnson, si edhe moderatorët e Fox News, Bret Baier dhe Maria Bartiromo.
Në pritje morën pjesë edhe figura të njohura të biznesit si Jensen Huang i Nvidia, Tim Cook i Apple, Charles Schwab, Mary Barra e General Motors dhe Alex Karp i Palantir.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

