Administrata Trump njofton shkrirjen e Departamentit të Arsimit, kompetencat do i kalohen agjencive të tjera federale

18 Nëntor 2025, 22:52 / BOTA ALFA PRESS

 

Administrata Trump njofton shkrirjen e Departamentit të Arsimit,

Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar se do të transferojë një pjesë të madhe të kompetencave të Departamentit Amerikan të Arsimit drejt agjencive të tjera federale, një lëvizje që ekspertët e shohin si pjesë të përpjekjeve të Trump për ta çmontuar dhe përfundimisht për ta mbyllur këtë departament, raporton CNBC.

Gjatë një konference për media të martën, një zyrtar i lartë i administratës konfirmoi se janë nënshkruar marrëveshje me katër agjenci të tjera federale, përfshirë Departamentin e Punës dhe Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale, të cilat do të marrin në dorë menaxhimin e programeve që aktualisht administrohen nga Departamenti i Arsimit.

Në mars, Trump firmosi një urdhër ekzekutiv që synon mbylljen e këtij departamenti, i cili mbikëqyr portofolin e kredive studentore federale me vlerë 1.6 trilion dollarë, ofron fonde për studentët me të ardhura të ulëta dhe siguron zbatimin e të drejtave civile në institucionet arsimore në të gjithë vendin.

Edhe pse vetëm Kongresi mund të mbyllë zyrtarisht Departamentin e Arsimit, administrata Trump duket se po kërkon mënyra alternative duke zhvendosur gradualisht funksionet e tij drejt agjencive të tjera.

“Po përpiqen të boshatisin Departamentin e Arsimit, duke lënë pas vetëm një guaskë të strukturës fillestare,” deklaroi eksperti i arsimit të lartë, Mark Kantrowitz.

Më herët gjatë këtij viti, administrata Trump shkarkoi pothuajse gjysmën e stafit të Departamentit të Arsimit.

 

Po ndodh...