Akuzohet se ka shkelur ligjet e BE-së, Komisioni Evropian nis hetimet për rrjetin social “X”

Komisioni Evropian ka nisur një veprim ligjor kundër platformës së mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, sipas ligjit për platformat online.
Ekzekutivi tha të hënën se do të hetojë nëse X mund të ketë shkelur rregullat e BE-së “në fusha të lidhura me menaxhimin e rrezikut, moderimin e përmbajtjes, transparencën e reklamave dhe aksesin në të dhëna për studiuesit.”
Ky veprim i KE-së vjen pas një kërkese për informacion dërguar nga Komisioni te X në tetor pasi mori të dhëna se platforma ishte duke ndarë përmbajtje dhe dezinformata të paligjshme, veçanërisht përmbajtje terroriste dhe të dhunshme në lidhje me luftën Izrael-Hamas.
Nëse ekzekutivi gjen prova të mjaftueshme për të vërtetuar shqetësimet e tij dhe nuk arrin të sigurojë angazhime të detyrueshme nga platforma, ai mund ta godasë firmën me një gjobë deri në 6% të xhiros së saj globale, e cila në vitin 2022 do të ishte rreth 264 milionë dollarë.
-
Shkencëtarët ‘komunikojnë’ për rreth 20 minuta me balenën
18 Dhjetor, 17:14 -
-
Samiti për miratimin e ndihmës për Ukrainën do të mbahet në shkurt
18 Dhjetor, 16:46
Po ndodh...
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


