Alarm në Arktik/ Kërcënim me bombë në aeroportin e Nuuk, evakuim urgjent dhe një i arrestuar

21 Prill 2026, 22:15 / BOTA ALFA PRESS

Alarm në Arktik/ Kërcënim me bombë në aeroportin e

Aeroporti në Nuuk u evakuua pas një kërcënimi me bombë, duke ndërprerë përkohësisht lëvizjen e pasagjerëve dhe operimet normale.

Policia ndërhyri menjëherë dhe rrethoi zonën, ndërsa një person u ndalua në lidhje me ngjarjen. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje nëse është gjetur ndonjë mjet i rrezikshëm gjatë kontrollit në aeroport.

Ngjarja krijoi shqetësim, pasi raste të tilla janë shumë të rralla në Groenlandë.

Kjo vjen në një moment kur territori arktik ka marrë vëmendje më të madhe ndërkombëtare, sidomos pas deklaratave të Donald Trump për interesin e Shteteve të Bashkuara ndaj Groenlandës.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa situata në aeroport është vënë nën kontroll.

Po ndodh...

ide