Goditet grupi i drogës në Spanjë, dënohen me burg shqiptarët

Një organizatë kriminale e përfshirë në trafikimin e kokainës është goditur në Spanjë, ndërsa gjashtë anëtarë të saj janë dënuar me burg, mes tyre edhe shtetas shqiptarë.
Vendimi është dhënë nga Gjykata Provinciale e Kastelonit, e cila i cilësoi të pandehurit si pjesë e një klani “të qëndrueshëm dhe afatgjatë” që vepronte në provincat e Valencia dhe Kastelon.
Dënimet variojnë nga dy muaj deri në gjashtë vite e gjysmë burg, për krime kundër shëndetit publik dhe përfshirje në organizatë kriminale.
Dy drejtuesit e grupit, të dy shtetas shqiptarë, janë dënuar me nga gjashtë vite e gjysmë burg dhe me gjoba që arrijnë në një milion euro secili. Gjykata ka vendosur që ata të dëbohen nga Spanja pasi të kenë kryer dy vite të dënimit.
Hetimet zbuluan se rrjeti kishte role të mirëpërcaktuara, duke përfshirë sigurimin e drogës, transportin dhe magazinimin e saj në prona të marra me qira. Një shtetas spanjoll, i cili kishte rol kyç në transportin e lëndëve narkotike, u dënua me tre vite e 11 muaj burg dhe 400 mijë euro gjobë.
Sipas raportimeve, në një nga episodet kryesore të çështjes, policia kapi një nga të dënuarit në autostradën AP-7 duke transportuar shtatë kilogramë kokainë, të fshehura në bagazhin e makinës.
Nga kontrollet në banesat e të përfshirëve u sekuestruan sasi të tjera droge, pajisje për përpunimin e saj dhe rreth 26 mijë euro cash. Vlera e kokainës së kapur në total llogaritet mbi 726 mijë euro në tregun e zi.
Vendimi përfundimtar parashikon gjithashtu konfiskimin e aseteve të sekuestruara, përfshirë automjete, telefona dhe para, të cilat do të përdoren në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128