PD, Shqipëria Bëhet dhe LZHK bien dakord për proporcional kombëtar dhe lista 100 për qind të hapura

Forumi i Dialogut Politik i drejtuar nga Ermal Hasimja ka vijuar negociatat me partitë opozitare. Burime për A2CNN bëjnë me dije se negociatat e fundit kanë qenë të frytshme, duke bërë bashke 3 parti politike për Kodin Zgjedhor.
Mësohet se PD, Shqipëria Bëhet dhe LZHK kanë rënë dakord që të propozojnë sistemin propocional kombëtar në tryezën e reformës zgjedhore. Po ashtu janë dakord për lista 100% të hapura dhe koalicione parazgjedhore.
Tashmë mbetet që kjo dakordësi të prezantohet edhe si draft në Kuvend. Ndërkohë negociatat vijojnë edhe me parti te tjera opozitare.
Në një reagim në rrjetet sociale Forumi për Dialogun Politik bën me dije:
“Forumi për Dialogun Politik po punon për një marrëveshje të partive të opozitës për një qëndrim të unifikuar për kodin e ri zgjedhor. Gjatë javëve të shkuara kemi biseduar me drejtuesit e partive kryesore dhe kemi arritur një marrëveshje në parim, ndërkohë që punojmë për detajet konkrete. Sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore është propozuar nga vetë Forumi dhe dy parti opozitare. Partia Demokratike ka pranuar propozimin. Aktualisht po punohet për detajet konkrete”.
“Forumi mendon se një sistem i tillë zgjedhor do të garantojë një përfaqësim më të drejtë të shqiptarëve, do të mundësojë garë më të ndershme dhe deputetë më përfaqësues. Ky sistem mundëson gjithashtu një përfaqësim më të drejtë të partive të reja opozitare. Forumi vlerëson lart qëndrimin konstruktiv të partive opozitare. Ky është një hap i rëndësishëm pozitiv për një opozitë më të fortë e të besueshme”, vijon reagimi.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128