Vrasja në Memaliaj/ Policia jep detaje: Viktima u plagos rëndë gjatë konfliktit me armë, humbi jetën rrugës për në spital, autori në arrati. Mbetet i plagosur dhe...
21 April 2026, 22:12 / AKTUALITET

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50, në Memaliaj, ku dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Endri Goxhaj 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
Nga Bato Kosova
ide
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Nga Sidi Hasanaj
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Nga Rigels Seliman
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
Nga Demush Shasha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128