Zbardhet dosja për çështjen e eskortave me klientë futbollistët në Milano. Të përfshirë rreth 50 nga Seria A, një nga vajzat kishte mbetur shtatzënë

21 Prill 2026, 19:11 / BOTA ALFA PRESS

Zbardhet dosja për çështjen e eskortave me klientë

Një organizatë e mirëfilltë kriminale ofronte net argëtimi në Milano me eskorta për klientë VIP mes të cilëve rreth 50 futbollistë të Serisë A, por edhe sportistë të tjerë apo edhe një pilot i Formula 1. Kjo del nga dosja hetimore e çështjes që shpërtheu dje pas arrestimeve të kryera në Milano ku u ndalua veprimi i këtij grupi kriminal.

Klientëve u ofrohej një “paketë e plotë” me darkë në një restorant luksoz, e më pas festë në klubet e natës apo edhe në dhomat e hoteleve të rezervuara për ushtrimin e prostitucionit.

Rreth 70-80 vajza ishin përdorur për këto “shërbime”, një pjesë e të cilave thjeshtë për prostitucion e disa të tjera edhe si modele për evente publicitare apo shoqërim personash të njohur. Rrjeti kishte lidhje në gjithë Milanon, në restorantet më të njohura e klubet e natës më të frekuentuara, që ishin kthyer kësisoj në qendra të mirëfillta prostitucioni, me një xhiro prej dhjetëra mijëra eurosh çdo javë.

Gjithçka reklamohej në faqen e Instagramit “Made_luxury_ concierge”, e ndjekur nga shumë futbollistë të Serisë A, ndërsa organizoheshin edhe udhëtime turistike, sidomos drejt Mikonos në Greqi.

Grupi në fjalë vepronte prej disa vitesh dhe nga përgjimet është zbuluar se kishte punuar rregullisht edhe në periudhën e COVID, me “dërgesa në shtëpi”, apo duke organizuar mbrëmje të fshehta me futbollistët. Emrat e këtyre të fundit për momentin nuk janë bërë publikë, pro hetuesit do të kontaktojnë në ditët në vijim disa prej tyre për të mësuar shtrirjen e vërtetë të këtij rrjeti që kishte si drejtues 37-vjeçarin Emanuele Butini dhe partneren e tij Deborah Ronki.

Ata nxitnin vajzat e përfshira që të kishin marrëdhënie seksuale sidomos me futbollistët e njohur, nëpërmjet pagesës, duke marrë gjysmën e parave. Në një nga mesazhet telefonike, që i referohet  dhjetorit të vitit 2025, tregohet për një nga vajzat që dëshironte të konfirmonte datën kur kishte pasur “takimin” me një futbollist, pasi kishte bërë testin dhe kishte rezultuar se ishte shtatzënë.

Po ndodh...

ide