“Rruga e vetme është diplomacia”, mesazhi nga Pakistani: Zgjasni armëpushimin!

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të zgjasin armëpushimin 14-ditor përtej afatit të së mërkurës, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë në zgjidhjen e krizës.
Gjatë një takimi me të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Islamabad, Natalie Baker, Dar deklaroi se palët duhet “t’i japin një mundësi dialogut dhe diplomacisë”.
Sipas Ministrisë së Jashtme pakistaneze, Pakistani ka bërë thirrje të vazhdueshme për dialogun si “rruga e vetme e zbatueshme” për arritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Kryediplomati pakistanez theksoi gjithashtu nevojën për angazhim të drejtpërdrejtë mes Washingtonit dhe Teheranit, duke kërkuar zgjatjen e armëpushimit aktual.
“I kërkoj Uashingtonit dhe Teheranit të zgjasin armëpushimin dhe të ndjekin rrugën diplomatike si mjeti i vetëm i qëndrueshëm për të adresuar sfidat dhe për të arritur paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm rajonal”, u shpreh Ishaq Dar.
Nga ana tjetër, diplomatja amerikane Natalie Baker përcolli “vlerësimin e Washingtonit për rolin konstruktiv dhe pozitiv të Pakistanit në promovimin e paqes rajonale dhe lehtësimin e dialogut”.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128