U plagosën nga shpërthimi në Tepelenë, si paraqitet gjendja e dy të rinjve
21 Prill 2026, 19:27 / AKTUALITET

Dy të rinjtë që mbetën të plagosur sot në Tepelenë, Xhulio Salaj 28-vjeç dhe Lisien Shehu 34-vjeç janë transportuar në spitalin e Traumës.
Sipas raportimeve, Salaj, ndodhet në observim në gjendje stabël, për shkak të plagëve të shumta kryesisht në pjesën e fytyrës, dhe në gjymtyrë. Po ashtu dhe Shehu, i cili mbeti i lënduar nga ky shpërthim ka pësuar fraktura të shumta ndërsa thuhet se gjendja e tij raportohet stabël.
Dy të rinjtë fillimisht morën trajtim mjekësor në spitalin e Gjirokastrës, dhe më pas u transportuan për mjekim më të specializuar në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi në kasollën ngjitur me banesën ku jetonte babai i Xhuljo Salaj ku një lëndë e dyshuar granatë shpërtheu duke lënë të plagosur dy të rinjtë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128