Alarm për bombë në geton hebraike në Romë, evakuohet shkolla

Një alarm për bombë është ndezur në geton hebraike të Romës mëngjesin e sotëm të 18 tetorit. Shkolla e komunitetit hebraik u evakuua si masë paraprake dhe nxënësit u zhvendosën në një vend të sigurt. Po vijojnë kontrollet e policisë për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një alarm të rremë dhe një skuadër e specializuar e bombave po bën kontroll në zonë.
Alarmi është maksimal, në geto, pas sulmit ndaj Izraelit dhe 80-vjetorit e grumbullimit hebre, në 16-tetor. Në ceremoninë në portiku d’Ottavia mori pjesë edhe Presidenti i Republikës Sergio Mattarella. Pak ditë më parë, kryeministrja Giorgia Meloni kishte vizituar sinagogën për të ripërsëritur afërsinë e institucioneve me komunitetin hebre, pas sulmeve të Hamasit.
Kryetari i Komunitetit Hebre Victor Fadlun, në margjinat e prezantimit të nismave të 16 tetorit në Kapitol, deklaroi: «A kam frikë nga festimet e 16 tetorit 1943? Ne kemi frikë, sigurisht, por kemi Italinë që na mbron, e cila në çdo mënyrë po punon fort për ta bërë këtë. Ndjejmë solidaritet, jemi të rrethuar nga ngrohtësia e vendit”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
