Arrestohen bashkëpunëtorët e Matteo Messina Denaro

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga vëllezërit Luppino, djemtë e Giovanni Luppino, të akuzuar se kishin mbrojtur të arratisurin bosin Cosa Nostras, Matteo Messina Denaro, i cili vdiq më 25 shtator 2023.
Policia arrestoi mëngjesin e së martës, vëllezërit Antonino dhe Vincenzo Luppino me urdhër të lëshuar nga gjyqtari hetues në Gjykatën e Palermos. Të dy janë nën hetim për ndihmë dhe nxitje për moszbatim të dënimeve të rënduara për bandën mafioze Cosa Nostra.
Sipas hetimeve, dy të arrestuarit së bashku me babain e tyre Giovanni Salvatore, aktualisht i ndaluar, kanë kontribuar në mbrojtjen e bosit të mafias. Vëllezërit Luppino i kanë ofruar bosit të mafias Matteo Messina Denaro ndihmë, gjatë kohës që ai qëndronte i fshehur.
Analizat e të dhënave telefonike, vëzhgimi i imazheve, videove dhe provat shkencore gjenetike “gozhduan” vëllezërit Luppino.
Messina Denaro e kaloi gjysmën e jetës së tij i fshehur dhe menjëherë pas kapjes së bosit tjetër mafioz, Totò Riina, ai u bë i pagjurmueshëm.
-
-
-
Fermerët në Greqi vijojnë protestat, kërkojnë takim me Mitsotakis
14 Shkurt, 15:20 -
A kemi fituar nga politika e dhunës?
14 Shkurt, 15:17 -
E keni ditur! Pse disa njerëz nuk thonë kurrë faleminderit?
14 Shkurt, 15:13
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




