Arrestohet në Meksikë një nga 10 personat më të kërkuar të FBI-së

Një nga dhjetë personat më të kërkuar nga FBI është arrestuar në Meksikë. Lajmi u konfirmua nga vetë FBI, e cila bëri të ditur se bëhet fjalë për Alejandro Rosales Castillo, 27 vjeç, shtetas amerikan.
Sipas autoriteteve amerikane, Rosales Castillo akuzohet për vrasjen e Chuk Quan Leigh Laya, e njohur si “Santi”, një e re amerikane me origjinë vietnameze, me të cilën kishte punuar më parë në një restorant në Charlotte, Karolina e Veriut.
FBI kishte ofruar një shpërblim prej 250 mijë dollarësh për informacione që do të çonin në kapjen e tij. Ndaj 27-vjeçarit ishte lëshuar edhe Interpol një “njoftim i kuq”, si dhe një urdhër arresti për ekstradim. Ai përballet me akuza të rënda, përfshirë vrasje të shkallës së parë, grabitje të armatosur, rrëmbim dhe vjedhje automjeti.
Arrestimi u krye në shtetin Hidalgo, në Meksikën qendrore. Sipas Omar García Harfuch, ministri i Sigurisë i Meksikës, operacioni ishte rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve meksikane dhe atyre amerikane. Pas ndalimit, i dyshuari u paraqit para prokurorisë.
Ambasadori i SHBA-së në Meksikë, Ronald Johnson, e vlerësoi arrestimin si një shembull të suksesshëm të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit.
Sipas mediave amerikane, Rosales Castillo kishte pasur një marrëdhënie të shkurtër me viktimën dhe dyshohet se e kishte mashtruar atë duke i premtuar kthimin e një borxhi. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128