"Ata janë çmendur të gjithë", Vuçiç humb kontrollin dhe përplaset me gazetarët gjatë konferencës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjatë një konference me mediat të hënën, humbi plotësisht kontrollin dhe u përplas me një nga gazetarët e pranishëm.
Përplasja ndodhi kur atij iu parashtrua një pyetje nga gazetarja e “Bosnjës së Lirë”.
Analistja Ivana Stradner deklaroi se Serbia synon të heqë dorë nga rruga drejt Brukselit dhe t’i bashkohet BRICS-it.
Kjo bëri që presidenti Vuçiç të përgjigjej me ironi – duke thënë se vetëm e lirë nuk është duke iu referuar emrit të mediumit nga ku iu parashtrua pyetja.
“Si e di ajo se çfarë mendojë apo ëndërroj unë. A mos më kanë vendosur një çip në kokë? Gjithçka mendoj unë vetëm për BRICS-in jo, ata janë çmendur të gjithë – mbetet të shihet se cili mjek do t’i shërojë”, tha Vuçiç i cili vazhdimisht me një dozë nervozizmi dhe ngritje toni i përgjigjet gazetares.
Kjo nuk është hera e parë që Vuçiç reagon në këtë mënyrë ndaj gazetarëve, e në veçanti ndaj atyre që nuk mendojnë si ai.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
