Avokatja dënohet me 20 vite burg, futi drogë në qeli për klientin e saj

Një avokate në Samsun të Turqisë është dënuar me 20 vite e 7 muaj burgim dhe një gjobë prej 206 mijë lirash turke, pasi u kap duke futur lëndë narkotike në burg për klientin e saj.
Avokatja M.B.G., anëtare e Dhomës së Avokatëve të Samsunit dhe nënë e dy fëmijëve, u akuzua se gjatë takimit me klientin e saj në Burgun e Samsunit i kishte dorëzuar drogë. Pas hetimeve të Policisë, ajo u arrestua më 31 dhjetor dhe më pas u dërgua në paraburgim.
Procesi gjyqësor u zhvillua në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Samsun, ku avokatja, e sjellë nga Burgu i Erzincanit ku mbahej, mohoi akuzat. Megjithatë, gjykata e shpalli fajtore për veprat penale të “futjes së substancave të ndaluara në burg” dhe “trafikim të lëndëve narkotike”.
Vendimi për dënimin e saj me burg dhe gjobën e majme u shoqërua edhe me urdhrin që masa e arrestit të mos ndryshojë, duke e mbajtur atë në qeli deri në përfundimin e dënimit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
