Barcelona e lodhur nga vizitorët/ Pritet rritja e taksës turistike

22 Korrik 2024, 09:58 / BOTA ALFA PRESS

Barcelona e lodhur nga vizitorët/ Pritet rritja e taksës turistike

Barcelona planifikon të rrisë taksën turistike për pasagjerët e kryqëzorëve dhe trageteve që qëndrojnë në qytet për më pak se 12 orë, tha kryebashkiaku Jaume Collboni në një intervistë për gazetën El Pais.

Ne do të propozojmë një rritje të konsiderueshme të taksës për pasagjerët e kryqëzorëve”, tha Collboni.

Kjo masë u shtohet një sërë masash që ai ka shpallur për të ulur ndikimin e turizmit masiv.

Vendimi vjen vetëm disa javë pasi protestuesit në Barcelonë spërkatën me ujë gjatë një demonstrate vizitorët e huaj duke brohoritur: “Turistë kthehuni nga keni ardhur

Barcelona do më pak turistë të cilët paguajnë më shumë.

 

Po ndodh...

ide