BE dhe SHBA drejt arritjes së marrëveshjes tregtare! Komisioni Evropian: Vazhdojmë të punojmë drejt një pakti të pranueshme për të dyja palët

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë afër arritjes së një marrëveshjeje tregtare, ndërsa afati për finalizimin e saj është shtyrë deri më 1 gusht.
Lajmin e bëri të ditur të mërkurën (7 korrik) zëdhënësi i Komisionit Evropian për Tregtinë, Olaf Gill, i cili theksoi përparimin në negociata dhe gatishmërinë e BE-së për një marrëveshje të balancuar.
“Po punojmë për të mbyllur një marrëveshje me SHBA-në, e cila e ka shtyrë afatin. Ne kërkojmë një marrëveshje më herët se 1 gushti dhe besojmë se jemi afër kësaj. Vazhdojmë të punojmë drejt një marrëveshjeje të pranueshme për të dyja palët”, deklaroi Gill gjatë një konference për shtyp.
Në fillim të javës, përfaqësues të Komisionit kishin deklaruar se afati përfundimtar mbetej 9 korriku, por tashmë afati i ri i dakordësuar është 1 gushti, duke reflektuar fleksibilitetin e palëve në arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare.
Zëdhënësi theksoi se Komisioni është në konsultim të ngushtë me Shtetet Anëtare dhe industrinë evropiane, për të siguruar një qasje të unifikuar dhe të qëndrueshme nga ana e BE-së.
“Ne synojmë të arrijmë një marrëveshje ndoshta në ditët në vijim. Kemi treguar gatishmërinë tonë për një marrëveshje në parim dhe po punojmë që kjo të reflektojë interesat e përbashkëta ekonomike”, shtoi Gill.
Ende nuk janë bërë publike detaje të hollësishme mbi përmbajtjen e marrëveshjes, por ajo pritet të përfshijë çështje të ndjeshme si tarifat tregtare, standardet e prodhimit dhe bashkëpunimin në fushën e teknologjisë dhe energjisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




